Milani merr fitore në minutat e fundit ndaj Spezia, Giroud heroi i ‘Rossoneri’

Milani ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Spezia. ‘Rossoneri’ arritën të fitojnë 2:1 ndeshjen ndaj Spezia, transmeton lajmi.net. Gjatë gjithë takimit kampioni në fuqi ishte skuadër më e mirë, por në fund fare arritën të arkëtojnë pikët e plota. Në epërsi fillimisht kaluan Milani, ku në minutën 21` shënoi Theo Hernandez. Pas golit të…

Sport

05/11/2022 22:44

Milani ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Spezia.

‘Rossoneri’ arritën të fitojnë 2:1 ndeshjen ndaj Spezia, transmeton lajmi.net.

Gjatë gjithë takimit kampioni në fuqi ishte skuadër më e mirë, por në fund fare arritën të arkëtojnë pikët e plota.

Në epërsi fillimisht kaluan Milani, ku në minutën 21` shënoi Theo Hernandez.

Pas golit të parë vendasit krijuan raste të tjera, por nuk kishte gola.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Milanit.

Në 45 minutat e tjera mysafirët arritën të barazojnë shifrat.

Ishte Maldini i cili në minutën e 59` shënoi për rezultatin 1:1.

Ekipi i Stefano Piolit arritën të kalojnë sërish në epërsi, me anë të Tonalit, por VAR e anuloi për faull në sulm.

Kur po mendohej që Milani po shkonte drejt barazimit në fushë u shfaq Olivier Giroud, i cili shënoi një supergol dhe i dha fitoren ekipit të tij.

Pas golit francezi hoqi fanellën dhe më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë klubin me 10 lojtarë në minutat e mbetur.

Me këtë fitore Rossonerët’ shkojnë në vendin e dytë me 29 pikë, kurse Spezia ka 9 në pozitën 17./Lajmi.net/