Nora Gjakova ndalet në çerekfinale, garën e vazhdon në repesazh
E arta olimpike, Nora Gjakova nuk ka arritur ta prekë gjysmëfinalen e Grand Slam Baku që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova është ndalur në çerekfinale nga xhudistja e Britanisë së Madhe, Lele Nairne, përcjell lajmi.net. Por, gara nuk do të përfundojë këtu për xhudisten tonë,…
Sport
E arta olimpike, Nora Gjakova nuk ka arritur ta prekë gjysmëfinalen e Grand Slam Baku që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova është ndalur në çerekfinale nga xhudistja e Britanisë së Madhe, Lele Nairne, përcjell lajmi.net.
Por, gara nuk do të përfundojë këtu për xhudisten tonë, pasi që ajo tani do të luftojë në raundin e parë të repesazhit për të fituar medaljen e bronztë.
Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten gjermane, Seija Ballhaus. Në çerekfinale, Gjakova u mposht Lele Nairne./Lajmi.net/