Kosova mposht Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka mposhtur atë të Ishujve Faroe. Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e qytetit të Istogut, Kosova mposhti 27:24 Ishujt Faroe. Lojë më të mirë zhvilluan vajzat kosovare, ku edhe pjesën e parë e mbyllën me epërsi 14:13. Më pas rezultati filloi të ngushtohej, por ‘Dardanet’…

Sport

03/11/2022 21:33

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka mposhtur atë të Ishujve Faroe.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e qytetit të Istogut, Kosova mposhti 27:24 Ishujt Faroe.

Lojë më të mirë zhvilluan vajzat kosovare, ku edhe pjesën e parë e mbyllën me epërsi 14:13.

Më pas rezultati filloi të ngushtohej, por ‘Dardanet’ ishin të vëmendshme dhe regjistruan fitoren.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të fazës së parë kualifikuese në Kampionatin Botëror 2023.

Ndeshjen e kthimit Kosova e luan të shtunën me fillim nga ora 19:30, sërish në Istog./Lajmi.net/