Valtteri Bottas: Meksika mund të ishte histori ndryshe nëse do të përdorja gomat e buta

Pas Lewis Hamilton, edhe Valtteri Bottas është bërë pishman për zgjedhjen e gomave. Bottas, piloti i Alfa Romeo, e mbylli garën për Çmimin e Madh të Meksikës në pozitën e 10-të. Ai pati një presion të madh nga Pierre Gasly e Alex Albon në xhirot e fundit, por arriti megjithatë të mbahej. Sipas finlandezit, problemet…

Sport

03/11/2022 12:40

Pas Lewis Hamilton, edhe Valtteri Bottas është bërë pishman për zgjedhjen e gomave.

Bottas, piloti i Alfa Romeo, e mbylli garën për Çmimin e Madh të Meksikës në pozitën e 10-të.

Ai pati një presion të madh nga Pierre Gasly e Alex Albon në xhirot e fundit, por arriti megjithatë të mbahej. Sipas finlandezit, problemet erdhën si pasojë e zgjedhjes së gomave.

“Unë thjesht nuk mund t’i bëja gomat të punon, sidomos boshtin e përparmë. Ishte nën diapazonin e punës gjatë gjithë kohës”, ka thënë Bottas, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se nëse do ta bëja përsëri garën, me siguri do të shkoja për goma të buta. Kishte disa makina që vërtetë fluturonin me goma të buta”, shtoi finlandezi.

Valtteri Bottas është konfirmuar së fundmi si një nga pilotët që do të marrë pjesë në garën e kampionëve në vitin 2023. /Lajmi.net/