Protestat në Brazili, Grand Prix i Formula 1 mund të shtyhet

Gara e parafundit e sezonit 2022 në Formula 1 mund të shtyhet. Raportimet e fundit nga Brazili tregojnë për protesta të qytetarëve, protesta këto që lidhen me zgjedhjet presidenciale në atë vend. Bazuar në këtë situatë, Formula 1 mund të shqyrtojë opsionin për të shtyrë garën për Çmimin e Madh të Brazilit për një datë…

Sport

02/11/2022 13:45

Gara e parafundit e sezonit 2022 në Formula 1 mund të shtyhet.

Raportimet e fundit nga Brazili tregojnë për protesta të qytetarëve, protesta këto që lidhen me zgjedhjet presidenciale në atë vend.

Bazuar në këtë situatë, Formula 1 mund të shqyrtojë opsionin për të shtyrë garën për Çmimin e Madh të Brazilit për një datë tjetër, përcjell lajmi.net.

FIA është duke monitoruar situatën me kujdes dhe mund të dalë me ndonjë njoftim, nëse gjërat përshkallëzohen.

Siguria e tifozëve dhe pilotëve nuk është e garantuar në një situatë të tillë. Gara e Brazilit planifikohet të zhvillohet më 17 nëntor. /Lajmi.net/