Anthony Joshua shpjegon thyerjen e tij emocionale pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk
Anthony Joshua pësonte humbjen e tij të dytë në luftë kundër Oleksandr Usyk gjatë muajit gusht, por mori vëmendjen e mediave pas një fjalimi emocional pas duelit. Duke komentuar ngjarjet e gushtit, Joshua së fundmi ka pranuar se ishte i thyer mentalisht pas humbjes së dytë në duel me ukrainasin. AJ ka thënë se fizikisht…
Sport
Anthony Joshua pësonte humbjen e tij të dytë në luftë kundër Oleksandr Usyk gjatë muajit gusht, por mori vëmendjen e mediave pas një fjalimi emocional pas duelit.
Duke komentuar ngjarjet e gushtit, Joshua së fundmi ka pranuar se ishte i thyer mentalisht pas humbjes së dytë në duel me ukrainasin.
AJ ka thënë se fizikisht është gati të luftojë përsëri, por po këshillohet të pushojë mentalisht.
“Ju e patë pas meçit të fundit, më ndau në dysh. Kisha shumë brenda vetes, për veten, për tifozët britanikë, për meçin unifikues, thjeshtë më theu”, ka thënë Joshua, përcjell lajmi.net.
“Për kapacitetin mental, të afërmit më thonë: ‘duhet të pushosh mentalist’. Fizikisht, jam gati të përballem me këdo. Jam luftëtar, më pëlqen ky sport, më pëlqen garimi, por në aspektin mental, mendoj se njerëzit e kanë parë se do të thotë shumë”, shtoi ai.
Joshua ishte duke shqyrtuar mundësinë që të përballej me Tyson Fury, por negociatat mes tyre nuk çuan në një përfundim të mirë. AJ ka tashmë në listë opsione si Dillian Whyte apo edhe Deontay Wilder. /Lajmi.net/