Ferrari planifikon modifikime për dy garat e fundit, Sainz mund të futet në penallti
Ferrari po planifikon që gjatë dy javëve pauzë të bëjë disa modifikime në bolid. Formula 1 ka arritur te dy garat e fundit të sezonit, dhe Ferrari duket se do të provojë edhe diçka të fundit. Sipas disa raportimeve, Carlos Sainz pritet të futet në penallti për modifikime në motorin e bolidit, për garën e…
Sport
Ferrari po planifikon që gjatë dy javëve pauzë të bëjë disa modifikime në bolid.
Formula 1 ka arritur te dy garat e fundit të sezonit, dhe Ferrari duket se do të provojë edhe diçka të fundit.
Sipas disa raportimeve, Carlos Sainz pritet të futet në penallti për modifikime në motorin e bolidit, për garën e Brazilit, përcjell lajmi.net.
Këto raportime bazohen edhe në fjalët e shefit të Ferrari, Mattia Binotto, i cili ka konfirmuar planet për përmirësime.
“Ne do të shfrytëzojmë dy javët pushim për t’u përgatitur për dy garat e fundit”, ka thënë Binotto, përcjell lajmi.net.
“Me shumë gjasë do të ndryshojmë motorin e Carlos Sainz”, shtoi tutje ai.
Mbetet të shihet nëse Ferrari do të bëjë mjaftueshëm për të rikthyer avantazhin ndaj Mercedes dhe pse jo për të kapur Red Bull për dy garat e fundit. /Lajmi.net/