GP Meksikë: Verstappen ‘i shtrydhë’ të mesmet, e mbyll garën i pari – Hamilton në pozitën e dytë
Max Verstappen ka marrë edhe një tjetër fitore këtë edicion në Formula 1. Piloti holandez arriti që të merrte një fitore të madhe në Meksikë, shkruan lajmi.net. Kampioni në fuqi shkoi kundër strategjisë të parashikuar dhe arriti që të merrte maksimumin nga gomat e tij të mesme, për ta lënë prapa shtatë herë kampionin botëror,…
Sport
Max Verstappen ka marrë edhe një tjetër fitore këtë edicion në Formula 1.
Piloti holandez arriti që të merrte një fitore të madhe në Meksikë, shkruan lajmi.net.
Kampioni në fuqi shkoi kundër strategjisë të parashikuar dhe arriti që të merrte maksimumin nga gomat e tij të mesme, për ta lënë prapa shtatë herë kampionin botëror, Lewis Hamilton.
Podiumin e kompletoi piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez, kurse George Russell përfundoi në pozitën e katërt.
Alonso dhe Tsunoda nuk arritën ta çojnë garën deri në fund.
Pilotët e Ferrari, Sainz e Leclerc përfunduan në pozitat pesë dhe gjashtë. /Lajmi.net/