Man United merr fitore minimale ndaj West Ham

Manchester United ka arritur të dalë me fitore nga përballja me West Ham. Skuadra e Manchester United ka shënuar fitore minimale 1:0, në ‘Old Trafford’, kundër West Ham, përcjell lajmi.net. Fitoren për ‘Djajtë e Kuq’ e siguroi Marcus Rashford, me golin e shënuar në minutën e 38’ të takimit. Merita të mëdha pati edhe David…

Sport

30/10/2022 20:12

Manchester United ka arritur të dalë me fitore nga përballja me West Ham.

Skuadra e Manchester United ka shënuar fitore minimale 1:0, në ‘Old Trafford’, kundër West Ham, përcjell lajmi.net.

Fitoren për ‘Djajtë e Kuq’ e siguroi Marcus Rashford, me golin e shënuar në minutën e 38’ të takimit.

Merita të mëdha pati edhe David de Gea, i cili bëri pritje spektakolare në minutat shtesë të takimit.

Tri pikët e fituara sot e çojnë Man Unitedin në kuotën e 23 pikëve, në pozitën e pestë në tabelë, duke tejkaluar Chelsean tashmë.

West Ham në anën tjetër mbetet me 14 pikë në pozitën 13. /Lajmi.net/