Ibrahimovic krahason Premier Ligën me Serie A
Zlatan Ibrahimovic diskutoi ndikimin e parave në futbollin modern kur krahasoi Premier Ligën me Serie A. Sulmuesi suedez aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju, por po punon për t’u rikthyer në formë të plotë për vitin e ri, pasi iu nënshtrua një operacioni gjatë verës. Duke folur për ‘ESPN’, Ibrahimovic…

Sport
Zlatan Ibrahimovic diskutoi ndikimin e parave në futbollin modern kur krahasoi Premier Ligën me Serie A.
Sulmuesi suedez aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju, por po punon për t’u rikthyer në formë të plotë për vitin e ri, pasi iu nënshtrua një operacioni gjatë verës.
Duke folur për ‘ESPN’, Ibrahimovic krahasoi Premier Ligë dhe Serie A, duke komentuar efektet që sjellin financat më të mëdha, transmeton lajmi.net.
“Paratë sjellin mundësi. Paratë sjellin alternativa që jo ndoshta të tjerët nuk mund t’i sjellin dhe zhurma në Premier Ligë është shumë më e madhe se Seria A dhe kjo është arsyeja pse ekonomia është shumë më e madhe atje.
Por kjo e bën emocionuese edhe sepse bëhet sfidë për klubet italiane të mposhtin klubet e tjera.”, tha 41 vjeçari.
Milani iu shit Gerry Cardinale dhe grupit RedBird në fillim të këtij viti në një marrëveshje me vlerë rreth 1.2 miliardë euro, një shifër mbresëlënëse për klubin.
Seria A ka filluar të tërheqë investime më të mëdha nga jashtë, me shembull Sheikh Al Thani i Katarit, i cili aktualisht është në bisedime për të blerë Sampdoria./Lajmi.net/