FIA dënon Red Bull me një gjobë prej 7 milionë dollarësh
FIA zbuloi pas Çmimit të Madh të Japonisë se Red Bull kishte shkelur rregulloret financiare të F1 për vitin 2021, duke i vënë ata në rrezik sanksionesh. Red Bull u konsiderua se kishte tejkaluar kufirin e kostos prej 145 milionë dollarësh, duke kryer një shkelje të vogël që ishte më pak se 5% mbi kufirin.…
Sport
FIA zbuloi pas Çmimit të Madh të Japonisë se Red Bull kishte shkelur rregulloret financiare të F1 për vitin 2021, duke i vënë ata në rrezik sanksionesh.
Red Bull u konsiderua se kishte tejkaluar kufirin e kostos prej 145 milionë dollarësh, duke kryer një shkelje të vogël që ishte më pak se 5% mbi kufirin.
Red Bull e mohoi ashpër se kishte thyer kufirin e buxhetit, por hyri në bisedime me FIA-n për një Marrëveshje të Pranuar të Shkeljes për të arritur një zgjidhje.
Drejtori i ekipit Christian Horner u takua me Presidentin e FIA-s Mohammed Ben Sulayem javën e kaluar për të diskutuar këtë çështje, me një marrëveshje që u arrit të mërkurën.
Marrëveshja parashikon që Red Bull të pranojë se ka thyer rregulloret financiare, me FIA-n duke i dhënë ekipit një gjobë prej 7 milionë dollarësh që duhet të paguhet brenda 30 ditëve të ardhshme.
Ekipi do të humbasë gjithashtu 10% të kohës së testimit aerodinamik për sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/