Kthehet prapa Besnik Bislimi, serbët ia pamundësojnë hyrjen në Beograd
Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i është pamundësuar vizita në Beograd. Siç raportohet, Bislimi ka kaluar kufirin me Serbinë, i është afruar Beogradit, mirëpo që pastaj është detyruar të kthehet pasë, shkruan lajmi.net. Sipas raportimeve, dyshohet se kjo është bërë për “shkaqe sigurie”. Bislimi ishte paraparë të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike në…

Lajme
Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i është pamundësuar vizita në Beograd.
Siç raportohet, Bislimi ka kaluar kufirin me Serbinë, i është afruar Beogradit, mirëpo që pastaj është detyruar të kthehet pasë, shkruan lajmi.net.
Sipas raportimeve, dyshohet se kjo është bërë për “shkaqe sigurie”.
Bislimi ishte paraparë të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike në kryeqytetin serb.
Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga vetë Bislimi, policia e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, mirëpo asnjëri prej të përmendurve nuk është deklaruar. /Lajmi.net/