Milan has në bllokadë në operacionin Asensio – Reali ka gati ofertën e re për spanjollin

Skuadra e Milan e pëlqen shumë yllin spanjoll të Real Madrid, Marcos Asensio, por gjërat s’do të jenë të lehta për ta. Milan pati interesim për Asensio edhe gjatë merkatos së verës, por s’e finalizuan dot një marrëveshje për të. Raportime të Daniele Longo nga ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se Milan do të presin për…

Sport

27/10/2022 13:05

Skuadra e Milan e pëlqen shumë yllin spanjoll të Real Madrid, Marcos Asensio, por gjërat s’do të jenë të lehta për ta.

Milan pati interesim për Asensio edhe gjatë merkatos së verës, por s’e finalizuan dot një marrëveshje për të.

Raportime të Daniele Longo nga ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se Milan do të presin për transferimin e Asensio, por tashmë stresi është shtuar, përcjell lajmi.net.

Kjo pasi 26-vjeçari pritet të marrë një ofertë nga Reali, për një rinovim kontrate për tri vite të tjera.

Thuhet se Reali mund ta mbyll marrëveshjen me Asensio qysh para fundit të vitit.

Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë të gjejë zgjidhje për të finalizuar operacionin për  Asensio. /Lajmi.net/