Hamilton për Abu Dhabi 2021: E kam tejkaluar, s’jetoj në të kaluarën, jam gati të sakrifikoj përsëri
Lewis Hamilton është pyetur përsëri lidhur me ngjarjet e vitit të kaluar në garën e Abu Dhabi, ku titulli i kampionit ju morr në një mënyrë akoma të dyshimtë për shumë kë. Në çdo paraqitje të Hamilton, nuk mungon një pyetje për garën e vitit 2021 të zhvilluar në Abu Dhabi, ku Max Verstappen shpallej…
Sport
Lewis Hamilton është pyetur përsëri lidhur me ngjarjet e vitit të kaluar në garën e Abu Dhabi, ku titulli i kampionit ju morr në një mënyrë akoma të dyshimtë për shumë kë.
Në çdo paraqitje të Hamilton, nuk mungon një pyetje për garën e vitit 2021 të zhvilluar në Abu Dhabi, ku Max Verstappen shpallej kampion.
Shtatë herë kampioni botëror, Hamilton thotë se tashmë e ka tejkaluar krizën emocionale të shkaktuar nga ajo garë dhe thotë se do të luftojë përsëri për një titull kampioni të tetë.
“Unë e kam tejkaluar atë. Refuzoj të jetoj në të kaluarën. Unë veç e kisha përjetuar atë në vitin 2007, dhe si i ri, ajo më mbante zgjuar netëve dhe ishte negative”, ka thënë Hamilton, përcjell lajmi.net.
“Unë do të ngritëm. Unë do të shkojë përpara, pavarësisht çfarë ndodhi në të kaluarën. Nuk mbytem në të. S’kishte asgjë që mund të bëja atëherë. Dhashë gjithçka. Bash gjithçka. Dhashë gjithçka dhe unë sakrifikova. Por jam gati ta bëj këtë përsëri”, ka shtuar tutje piloti britanik.
Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton ka fituar shtatë tituj të kampionit botëror dhe është baras me Michael Schumacher në këtë statistikë. Britaniku synon një titull të tetë. /Lajmi.net/