Kosova e mbylli në vendin e dytë turneun e veteranëve “Master Cup Antalia 2022”
Pas tri ditë garash të zhvillura në kompleksin turistik ‘Kremlin Palace’ ka përfunduar turneu ndërkombëtar i veteranëve në futboll “Master Cup Antalia 2022”. Kombëtarja e Kosovës luajti në finalen e këtij turneu, ku u ballafaqua me skuadrën irakiane, Irak El Ambra, transmeton lajmi.net. Takimi në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, derisa…
Sport
Pas tri ditë garash të zhvillura në kompleksin turistik ‘Kremlin Palace’ ka përfunduar turneu ndërkombëtar i veteranëve në futboll “Master Cup Antalia 2022”.
Kombëtarja e Kosovës luajti në finalen e këtij turneu, ku u ballafaqua me skuadrën irakiane, Irak El Ambra, transmeton lajmi.net.
Takimi në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, derisa pas penalltive fitores iu gëzuan irakienët me rezultat 4:3.
Për Kosovën nga penalltitë shënuan Synaj Keçi, Faruk Statovci dhe Isa Sadriu, kurse dështuan Denis Isaja dhe Daut Geci. Në fund, Kosova u nderua me trofeun e vendit të dytë, derisa Naser Prapashticës i takoi trofeu i portierit më të mirë të turneut. /Lajmi.net/