Zyrtare: Audi në Formula 1 nga viti 2026

Gjiganti botëror i makinave, Audi do t’i bashkohet Formula 1. Sporti më i madh i garave të shpejtësisë, Formula 1 do të pasurohet edhe me një brend tjetër botëror. Formula 1 konfirmon se Sauber do të garojë si pjesë e fabrikës Audi, duke filluar nga viti 2026, përcjell lajmi.net. Sauber do të përdorë fuqitë motorike…

Sport

26/10/2022 10:05

Gjiganti botëror i makinave, Audi do t’i bashkohet Formula 1.

Sporti më i madh i garave të shpejtësisë, Formula 1 do të pasurohet edhe me një brend tjetër botëror.

Formula 1 konfirmon se Sauber do të garojë si pjesë e fabrikës Audi, duke filluar nga viti 2026, përcjell lajmi.net.

Sauber do të përdorë fuqitë motorike të Audi, për të garuar në Formula 1.

Audi ishte duke planifikuar një inkuadrim në Formula 1 tash e sa kohë dhe më në fund ka mbyllur marrëveshjen. /Lajmi.net/