Promotori i Fury pret që vitin tjetër të ndodh një duel kundër Usyk
Tifozët e boksit nuk duhet të humbin shpresat për një duel që do të unifikonte titujt. Titujt e kampionit në peshat e rënda në boks vazhdojnë të jenë të ndarë. WBC mbahet nga Tyson Fury e të tjerët i ka Oleksandr Usyk, i cili i fitoi ndaj Joshua. Dyshja s’janë dakorduar dot për një përballje…
Sport
Tifozët e boksit nuk duhet të humbin shpresat për një duel që do të unifikonte titujt.
Titujt e kampionit në peshat e rënda në boks vazhdojnë të jenë të ndarë. WBC mbahet nga Tyson Fury e të tjerët i ka Oleksandr Usyk, i cili i fitoi ndaj Joshua.
Dyshja s’janë dakorduar dot për një përballje këtë vit, me Fury që do të ndeshet me Derek Chisora. Megjithatë, Frank Warren, promotori i Fury, thotë se një duel mes dy gjigantëve të boksit mund të bëhet vitin tjetër.
“Unë nuk pres që Usyk t’i lirojë titujt e tij të WBO, pres që ai të përballet me Tyson dhe të vjen njoftimi në këtë dhjetor”, ka thënë Warren, transmeton lajmi.net. “Mendoj se Tyson do të dalë me katër titujt dhe më pas fituesi do të mund të vendos se çfarë ata bëjnë me këta tituj”, shtoi tutje ai.
“Nuk ka ende një datë për këtë arsye ne po e detyrojmë Tyson të bëjë këtë luftë [kundër Chisora], por shpresojmë se do të jetë në fund të shkurtit ose në fillim të marsit. Ne po punojmë në disa anë dhe do të shohim ku arrijmë. Ai respekton të gjithë boksierët por ai mendon se duhet ta mposht Usyk dhe edhe unë mendoj kështu”, ishin fjalët e promotorit të Fury.
Mbetet të shihet nëse një ftese për duel do t’i përgjigjet Oleksandr Usyk. /Lajmi.net/