Prishtina i kërkon Muçiqit të mos flasë në emër të klubit

Ka nisur një përplasje ndërmjet klubit të futbollit Prishtina dhe këngëtarit Afrim Muçiqi që po vazhdon edhe më tutje. Gjithçka nisi nga një prononcim për media i Muçiqit i cili foli për situatën në klub, por pati edhe një koment për trajnerin e kësaj skuadre Ismet Munishin për të cilin tha se “është djalë i…

Sport

24/10/2022 09:21

Ka nisur një përplasje ndërmjet klubit të futbollit Prishtina dhe këngëtarit Afrim Muçiqi që po vazhdon edhe më tutje.

Gjithçka nisi nga një prononcim për media i Muçiqit i cili foli për situatën në klub, por pati edhe një koment për trajnerin e kësaj skuadre Ismet Munishin për të cilin tha se “është djalë i mirë, showmen, por nuk është trajneri i duhur për Prishtinën.

Pas kësaj deklarate, Prishtina reagoi përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera i ka kërkoi Muqiqit që të mos flas në emër të klubit pasi tashmë është vetëm një tifozë i klubit dhe asgjë më tepër, transmeton lajmi.net.

“FC Prishtina është jashtëzakonisht e kënaqur me punën e Munishit, i cili erdhi te skuadra jonë në një moment aspak të mirë kur klubi përballej me borxhe të shumta financiare të trashëguara që nga koha e Muçiqit. Ylli i mikrofonit ka të drejtë të flas për klubin, por vetëm si tifoz i ekipit nëse ndjehet i tillë, e jo si pjesë e jona. Kujtojmë se Muçiqi i ka shitur aksionet e tij te aksionari tjetër në klub, Rrahman Haradini, me ç’rast së shpejti do të përkthehen edhe në ARBK.”, thuhet në reagimin e klubit nga kryeqyteti i Kosovës.

Muqiqi nuk ka qëndruar duarkryq në këtë postim të Prishtinës duke ironizuar duke qeshur në koment poshtë postimit./Lajmi.net/