Brahim Diaz e Sergino Dest shmangin lëndimet serioze – lehtësi te Milan

Skuadra e Milan është lehtësuar me lajmet e reja lidhur me Brahim Diaz dhe Sergino Dest. Të dy Brahim Diaz dhe Sergino Dest kanë shmangur lëndimet serioze te Milan, por gjithsesi mbeten në dyshim për ndeshjen e radhës. Milan, ndeshjen e radhës e luan në Champions League, kundër skuadrës së Dinamo Zagreb, dhe për këtë…

Sport

23/10/2022 17:45

Skuadra e Milan është lehtësuar me lajmet e reja lidhur me Brahim Diaz dhe Sergino Dest.

Të dy Brahim Diaz dhe Sergino Dest kanë shmangur lëndimet serioze te Milan, por gjithsesi mbeten në dyshim për ndeshjen e radhës.

Milan, ndeshjen e radhës e luan në Champions League, kundër skuadrës së Dinamo Zagreb, dhe për këtë ndeshje janë në dyshim Diaz e Dest, përcjell lajmi.net.

‘Sky Italia’ bën të ditur se testet e bëra këtë mëngjes nuk kanë treguar ndonjë lëndim muskulor për ndonjërin prej lojtarëve, kështu që s’ka diçka serioze për ta.

Mbetet të shihet nëse ndonjëri prej tyre do të jetë gati që të startojë ndaj Dinamo Zagreb. Të dy pritet të jenë në listën e të ftuarve. /Lajmi.net/