Real Madrid pas Fikayo Tomori

Real Madrid mund të bëjnë një lëvizje për Fikayo Tomori, në merkaton e verës së ardhshme. Raportime të ‘Calciomercatoweb’ bëjnë të ditur se ‘Los Blancos’ po shohin disa alternativa për të pasur edhe një qendërmbrojtës dhe 24-vjeçari i Milan është në listën e dëshirave, përcjell lajmi.net. Tomori shihet si mbrojtësi i duhur për të mbuluar…

Sport

23/10/2022 17:13

Real Madrid mund të bëjnë një lëvizje për Fikayo Tomori, në merkaton e verës së ardhshme.

Raportime të ‘Calciomercatoweb’ bëjnë të ditur se ‘Los Blancos’ po shohin disa alternativa për të pasur edhe një qendërmbrojtës dhe 24-vjeçari i Milan është në listën e dëshirave, përcjell lajmi.net.

Tomori shihet si mbrojtësi i duhur për të mbuluar hapësirat e Nacho, pasi me këtë të fundit kanë ngecur negociatat.

Mbrojtësi anglez ka bërë paraqitje të shkëlqyera që prej kur u transferua te Milani, klub me të cilin u shpall kampion në Itali.

Tomori pritet të jetë i grumbulluar edhe në Kupën e Botës, me kombëtaren e Anglisë.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid do të avancojnë në negociata me lojtarin në fjalë. /Lajmi.net/