Trepça `89 i merr pikë me 10 lojtarë Gjilanit, Drenica dhe Malisheva ndahen baras
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet në Superligën e Kosovës. Trepça `89 i ka marrë një pikë të rëndësishme Gjilanit, pasi ndeshja u mbyll 1:1. Ishte minuta e pestë, kur Lulzim Peci i ’89-shit duke dashur ta largojë topin, e goditi në fytyrë mbrojtësin e gjilanasve. Duket se ai mori një tronditje pas goditjes, pasi ra…

Sport
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet në Superligën e Kosovës.
Trepça `89 i ka marrë një pikë të rëndësishme Gjilanit, pasi ndeshja u mbyll 1:1.
Ishte minuta e pestë, kur Lulzim Peci i ’89-shit duke dashur ta largojë topin, e goditi në fytyrë mbrojtësin e gjilanasve.
Duket se ai mori një tronditje pas goditjes, pasi ra menjëherë në tokë, ndonëse dukej se goditja nuk ishte e qëllimshme.
Peci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit në VAR.
Në anën tjetër, Islami u largua me ambulancë për të marrë trajtim të mëtutjeshëm.
Po rridhte minuta e 42` kur sfidën e zhbllokojë Baton Zabergja, duke i dhuruar epërsinë gjilanasve.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Gjilanit.
Në pjesën e dytë mitrovicasit arritën të barazojnë, me anë të Mba në minutën e 51`.
Me këtë barazim Gjilani ka 19 pikë në vendin e katërt, kurse Trepça `89 ka 11 në pozitën e tetë.
Edhe ndeshja Drenica – Malisheva u mbyll baras, pa gola.
Përkundër që skuadrat u munduan të kalojnë në epërsi, u mungoi konkretizimi.
Drenica pas barazimit pozicionohet në vendin e pestë me 16 pikë, kurse Malisheva ka 12 në pozitën e shtatë./Lajmi.net/