Sot luhen tri ndeshje në Superligën e Kosovës
Superliga e Kosovës vazhdon me tri ndeshje sot. Kampioni në fuqi do kërkojë fitoren, në udhëtim te Dukagjini, pas barazimit në ndeshjen e xhiros së kaluar. Drenica këtë javë pret në shtëpi Malishevën, transmeton lajmi.net. Skuadra nga Skenderaj po kalon në një formë të mirë, andaj është më favorite se ajo e Malishevës. Gjilani në…

Sport
Superliga e Kosovës vazhdon me tri ndeshje sot.
Kampioni në fuqi do kërkojë fitoren, në udhëtim te Dukagjini, pas barazimit në ndeshjen e xhiros së kaluar.
Drenica këtë javë pret në shtëpi Malishevën, transmeton lajmi.net.
Skuadra nga Skenderaj po kalon në një formë të mirë, andaj është më favorite se ajo e Malishevës.
Gjilani në anën tjetër luan në udhëtim te Trepça 89`.
Ekipi nga Mitrovica ka treguar se mund t`u shkaktojë probleme klubeve të mëdha, ashtu pritet të ndodh edhe ndaj Gjilanit.
Të tri këto takime fillojnë nga ora 13:00./Lajmi.net/