Derbi i Superligës i takon Prishtinës, kryeqytetasit mposhten Llapin

Prishtina ka arritur fitore ndaj Llapit. Ekipi nga kryeqyteti mposhtën 2:0 në shtëpi llapjanët, përcjell lajmi.net. Leotrim Kryeziu shënoi bukur me të majtën pas një aksioni të shpejtë në minutën e 37` të ndeshjes. Disa raste të mira i pati edhe Llapi, por që nuk u konktretizuan me sukses. Edhe në pjesën e dytë Prishtina…

Sport

22/10/2022 19:54

Prishtina ka arritur fitore ndaj Llapit.

Ekipi nga kryeqyteti mposhtën 2:0 në shtëpi llapjanët, përcjell lajmi.net.

Leotrim Kryeziu shënoi bukur me të majtën pas një aksioni të shpejtë në minutën e 37` të ndeshjes.

Disa raste të mira i pati edhe Llapi, por që nuk u konktretizuan me sukses.

Edhe në pjesën e dytë Prishtina arriti të shënojë, por VAR anuloi golin e kryeqytetasve.

Po rridhte minuta e 87` kur prishtinasit vulosën fituesin, pasi realizuan golin e dytë me anë të Endrit Krasniqit.

Me këtë fitore të rëndësishme Prishtina ka 21 pikë në vendin e tret, kurse Llapi mbetet me 13 në pozitën e gjashtë./Lajmi.net/