Përfundon ndeshja: Drita merr një fitore minimale ndaj Ferizajt

Drita ka fituar 1-0 ndaj Ferizajt, në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës. Ndonëse u luajt në Gjilan, “bardhekaltrit” nuk e patën fare të lehtë këtë triumf të cilin e siguruan vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Ishte Besnik Krasniqi ai që e çoi topin në rrjetë përmes penalltisë për Dritën për ta…

Sport

22/10/2022 15:14

Drita ka fituar 1-0 ndaj Ferizajt, në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Ndonëse u luajt në Gjilan, “bardhekaltrit” nuk e patën fare të lehtë këtë triumf të cilin e siguruan vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte Besnik Krasniqi ai që e çoi topin në rrjetë përmes penalltisë për Dritën për ta vendosur epilogun e ndeshjes.

Si përfundim, Drita vijon në ndjekje të vendit të parë, ndërsa Ferizaj tashmë është zhytur edhe më thellë në krizën e rezultateve. /Lajmi.net/