Nora Gjakova ndeshet sot – synon medalje në Abu Dabi
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, sot do të synojë të futet në rendin e medaljeve në “Abu Dhabi Grand Slam 2022”. Ajo përballë vetes do ta ketë koreanen, Shin Yuna, transmeton lajmi.net. Ky është dueli i parë i Gjakovës në këtë turne dhe, në rast fitoreje, do të ndeshet me triumfuesen e përballjes Thayane – Pleuni.…
Sport
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, sot do të synojë të futet në rendin e medaljeve në “Abu Dhabi Grand Slam 2022”.
Ajo përballë vetes do ta ketë koreanen, Shin Yuna, transmeton lajmi.net.
Ky është dueli i parë i Gjakovës në këtë turne dhe, në rast fitoreje, do të ndeshet me triumfuesen e përballjes Thayane – Pleuni.
Pejania do të jetë xhudistja e vetme që do ta përfaqësojë Kosovën gjatë ditës së sotme.
Laura Fazliu ndeshet nesër, ndërsa Loriana Kuka të dielën. /Lajmi.net/