Dy gola për pesë minuta – Drenica mposht Gjilanin si mysafir, 2-0

Drenica e ka mposhtur me rezultat të pastër, 0-2, Gjilanin në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës. Skuadra nga Skënderaj shënoi dy herë, për ta marrë një trepikësh të rëndësishëm në luftën për mbijetesë, ndaj një kundërshtari që është duke e ndjekur titullin. E gjithë ndeshja u vendos në një hark kohor gjashtëminutësh. Golat…

Sport

20/10/2022 14:58

Drenica e ka mposhtur me rezultat të pastër, 0-2, Gjilanin në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Skënderaj shënoi dy herë, për ta marrë një trepikësh të rëndësishëm në luftën për mbijetesë, ndaj një kundërshtari që është duke e ndjekur titullin.

E gjithë ndeshja u vendos në një hark kohor gjashtëminutësh.

Golat për mysafirët i shënuan Mëziu dhe Veliqi (81’ dhe 86’).

Pas këtij rezultati, Drenica merr vendin e pestë në tabelë, teksa Gjilani rrëshqet në të katërtin, me vetëm tri pikë më shumë se drenicasit. /Lajmi.net/