Përfundon sfida – Ballkani merr një fitore të rëndësishme ndaj Trepçës 89’
Ka përfunduar sfida në mes të Ballkanit dhe Trepçës 89’ në kuadër të Superligës së Kosovës. Suharekasit ishin shumë herë më të mirë sesa mysafirët dhe për rrjedhojë fituan me dy gola epërsi, transmeton lajmi.net. Fillimisht për Ballkanin shënoi Ermal Krasniqi, në minutën e 43’, teksa në pjesën e dytë rezultati u dyfishua nga Albion…

Sport
Ka përfunduar sfida në mes të Ballkanit dhe Trepçës 89’ në kuadër të Superligës së Kosovës.
Suharekasit ishin shumë herë më të mirë sesa mysafirët dhe për rrjedhojë fituan me dy gola epërsi, transmeton lajmi.net.
Fillimisht për Ballkanin shënoi Ermal Krasniqi, në minutën e 43’, teksa në pjesën e dytë rezultati u dyfishua nga Albion Rrahmani nga penalltia.
Falë kësaj fitoreje, Ballkani vijon sigurt rrugën e ndjekjes së titullit të dytë radhazi. /Lajmi.net/