Plani i Porsche për t’u inkuadruar në F1 s’është i vdekur, FIA lë hapësira për gjigantin gjerman
Shpresat e Porsche për t’u inkuadruar në Formula 1 nuk kanë mbaruar akoma, bëjnë të ditur nga FIA, përkundër se plani primar i gjigantit gjerman për t’u përfshirë me Red Bull dështoi. Me kompaninë e saj mëmë Volkswagen Group të etur për të futur dy nga markat e saj në F1 në 2026, Porsche fillimisht…
Sport
Shpresat e Porsche për t’u inkuadruar në Formula 1 nuk kanë mbaruar akoma, bëjnë të ditur nga FIA, përkundër se plani primar i gjigantit gjerman për t’u përfshirë me Red Bull dështoi.
Me kompaninë e saj mëmë Volkswagen Group të etur për të futur dy nga markat e saj në F1 në 2026, Porsche fillimisht dukej se do të lidhej me Red Bull, derisa Audi lidhi partneritet me Sauber.
Megjithatë, pavarësisht se bisedimet e Porsche me Red Bull arritën në një fazë të avancuar, dhe madje arritën deri aty sa të kërkonin leje nga autoritetet e konkurrencës që marrëveshja të shkonte përpara, gjërat u prishën pas pushimit veror.
Rënia e partneritetit me Red Bull, vetëm disa javë pasi Audi konfirmoi hyrjen e tij në F1, u duk se e la Porsche me shumë pak mundësi për të gjetur një mënyrë për t’u rikthyer, përcjell lajmi.net.
Fjalë nga FIA megjithatë lënë me shpresë Porsche për t’u bashkangjitur në industrinë e F1.
“Premisa ishte gjithmonë që një partneritet do të bazohej në baza të barabarta, që do të përfshinte jo vetëm një partneritet motori, por edhe ekipin”, thuhet në një deklaratë. “Kjo nuk mund të arrihej”.
“Me ndryshimet e rregullave të finalizuara, seria e garave megjithatë mbetet një mjedis tërheqës për Porsche, i cili do të vazhdojë të monitorohet.”
Mbetet të shihet se me cilën skuadër do të tentojë Porsche bashkëpunimin. /Lajmi.net/