Wilder mund të përballet me Joshua, Usyk ose Joyce, përkundër urdhëresës për të dueluar me Andy Ruiz JR

Deontay Wilder është duke shqyrtuar mundësinë për t’u përballu me Anthony Joshua ose Joe Joyce. Wilder ka bërë rikthimin e tij në ring me duelin ndaj Robert Helenius, të cilin e mposhti pas vetëm një raundi, dhe tani trajneri i tij po synon një duel për klientin e tij ndaj Joshua ose Joyce, bën të…

Sport

20/10/2022 10:01

Deontay Wilder është duke shqyrtuar mundësinë për t’u përballu me Anthony Joshua ose Joe Joyce.

Wilder ka bërë rikthimin e tij në ring me duelin ndaj Robert Helenius, të cilin e mposhti pas vetëm një raundi, dhe tani trajneri i tij po synon një duel për klientin e tij ndaj Joshua ose Joyce, bën të ditur ‘Mirror’.

Megjithatë, Wilder pritet që të pranojë shumë shpejtë një urdhëresë nga WBC për t’u përballur me Andy Ruiz JR, përcjell lajmi.net. Por, kjo s’po e pengon trajnerin Scott  të shpalos planet e tij.

“Nëse do të varej nga unë, ne do të shihnim një Wilder ndaj Usyk, apo atë ndaj Joshua në një stadium të madh. Një nga këta të dy. S’jam përkrahës i një dueli mes tij dhe Andy Ruiz, pa dashur ta nënvlerësoj, pasi është ish-kampion. Por, Joe Joyce është një boksier më i mirë dhe përbën duel më atraktiv sesa Ruiz”, ka thënë Scott.

Nëse Deontay Wilder caktohet në një eleminatore me Andy Ruiz dhe fiton atë duel, ai mund të fitojë të drejtën për t’u përballur me kampionin Tyson Fury, dhe ky do të ishte meçi i katërt mes dyshes. /Lajmi.net/