Ferizaj u bën apel tifozëve pas humbjes së thellë ndaj Malishevës: Të kujdesemi me fjalorin

Skuadra e Ferizajt, përmes një reagimi në rrjetet sociale, u ka kërkuar tifozëve që të kenë kujdes me gjuhën e përdorur ndaj klubit. Ekipi u mposht me rezultat të thellë 0-6 nga Malisheva dhe e gjitha kjo reflektoi një nervozë të madhe te tifozët. Duke e pranuar performancën tejet të dobët, stafi i klubit kërkon…

Sport

19/10/2022 20:09

Skuadra e Ferizajt, përmes një reagimi në rrjetet sociale, u ka kërkuar tifozëve që të kenë kujdes me gjuhën e përdorur ndaj klubit.

Ekipi u mposht me rezultat të thellë 0-6 nga Malisheva dhe e gjitha kjo reflektoi një nervozë të madhe te tifozët.

Duke e pranuar performancën tejet të dobët, stafi i klubit kërkon maturi për t’u kaluar kjo situatë, duke thënë se objektivat e tyre nuk kanë përfunduar pas kësaj ndeshjeje.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Reagim me shkas,

Të nderuar përkrahës të FC Ferizajt, kësaj here e kuptojmë mllefin e nervozën e juaj, për faktin se edhe vet jemi në të njëjtën gjendje.

Por na takon secilit nga ne, që të ruajmë qetësinë, të kujdesemi që fjalori jonë të mos e ashpërsoj e tensionoj akoma më shumë situatën.

Rezultati i ndeshjes së sotme, nuk do koment. Mbi të gjitha nuk ka nevojë për ndonjë koment që mund të tregoj se sa dobët kemi performuar në fushë. Keq nisi e akoma më keq perfundoj.

Ambiciet dhe qëllimet tona nuk përfundojnë me Malishevën, nuk jemi nisur për të u dorëzuar kur ka kaluar vetëm 35% e kampionatit.

Ne jemi FC Ferizaj, qytet i njerëzve që e duan sportin, që kanë punuar e punojnë për të miren e qytetit dhe gjeneratave të reja. Andaj duhet durim e vetpërmbajtje.

Duhet të largohemi nga sharjet, ofendimet e akuzat sepse nuk na dërgojnë askund. Ne nuk i bëjm nder skuadrës me presion e me fyerje. Andaj lojtarët kanë nevojë për qetësi në mënyrë që të përgatiten për ndeshjen e radhës.

Shpresojmë që reagimi ynë të gjejë mirëkuptimin e juaj të nderuar përkrahës të ekipës tonë të zemres.

FC Ferizaj. /Lajmi.net/