Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi do t’i takojnë nesër ish-krerët e UÇK-së, në Hagë

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi do t’i shkojnë nesër për vizitë ish-krerëve të UÇK-së. Dy ikonat kosovare të xhudos, Kuka e Kelmendi kanë njoftuar se do të udhëtojnë drejt Holandës, në një takim për të promovuar suksesin e xhudos së Kosovës, si dhe për t’u dakorduar për programin drejt Lojërave Olimpike. Ky takim do të…

Lajme

19/10/2022 14:29

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi do t’i shkojnë nesër për vizitë ish-krerëve të UÇK-së.

Dy ikonat kosovare të xhudos, Kuka e Kelmendi kanë njoftuar se do të udhëtojnë drejt Holandës, në një takim për të promovuar suksesin e xhudos së Kosovës, si dhe për t’u dakorduar për programin drejt Lojërave Olimpike.

Ky takim do të zhvillohet me federatat mike të Holandës dhe Gjermanisë, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, siç njofton Kuka në ‘Facebook’, dyshja do të takojnë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi e po ashtu edhe ish-nënkryetarin e OVL e UÇK-së.

Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë të Toni Kuka. /Lajmi.net/