Milan dhe Juventus në garë për Rodrigo De Paul – lojtari jashtë planeve të Simeone

Diego Simeone nuk po llogaritë në shërbimet e Rodrigo De Paul. Ylli argjentinas i Atletico Madrid, Rodrigo De Paul nuk ka të ardhme te skuadra e Atletico Madrid, së paku sa Diego Simeone të jetë në krye të stolit. Raportimet të ‘Marca’ bëjnë të ditur se lojtari ka humbur pozitën e tij dhe tashmë këtë…

Sport

17/10/2022 16:57

Diego Simeone nuk po llogaritë në shërbimet e Rodrigo De Paul.

Ylli argjentinas i Atletico Madrid, Rodrigo De Paul nuk ka të ardhme te skuadra e Atletico Madrid, së paku sa Diego Simeone të jetë në krye të stolit.

Raportimet të ‘Marca’ bëjnë të ditur se lojtari ka humbur pozitën e tij dhe tashmë këtë situatë të tij po synojnë ta shfrytëzojnë gjigantët italianë, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Milan dhe Juventus të dyja janë të interesuara për kartonin e mesfushorit të Atleti.

De Paul mund t’i fillojë negociatat me ndonjërën prej skuadrave qysh pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2022. /Lajmi.net/