Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq

Një person ka ndërruar jetë dje në Leposaviq. Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimit nga policia, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore dhe ekipi mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. “Me kërkesë…

Lajme

17/10/2022 10:10

Një person ka ndërruar jetë dje në Leposaviq.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit nga policia, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore dhe ekipi mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.

“Me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni varrimi”, thuhet në raport.

Njoftimi i plotë:

Leposaviq 16.10.2022 –  12:30.  Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësia policore dhe ekipi mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni varrimi. /Lajmi.net/