Pioli do të vazhdojë kontratën me Milanin

Stefano Pioli do vazhdojë të drejtojë skuadrën e Milanit. Piolo ka kontratë me kampionin e Italisë deri në vitin 2023, por klubi e duan më gjatë në ekip. Sipas raportimit të ‘Tuttospor’, Milani është gati t`i japë trajnerit Stefano Pioli një zgjatje të kontratës, përcjell lajmi.net. Marrëveshja aktuale e italianit është caktuar të skadojë në…

Sport

16/10/2022 13:47

Stefano Pioli do vazhdojë të drejtojë skuadrën e Milanit.

Piolo ka kontratë me kampionin e Italisë deri në vitin 2023, por klubi e duan më gjatë në ekip.

Sipas raportimit të ‘Tuttospor’, Milani është gati t`i japë trajnerit Stefano Pioli një zgjatje të kontratës, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja aktuale e italianit është caktuar të skadojë në qershor 2023, dhe megjithëse, kuqezinjtë kanë një opsion për të zgjatur marrëveshjen e tij me një vit, deri në vitin 2024, ka më shumë gjasa që ata të negociojnë një zgjatje më të gjatë.

Mbetet të shihet nëse do arrijnë një akordim drejtuesit e klubit me Stefano Piolin./Lajmi.net/