Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Superliga e futbollit vazhdon edhe sot me tri ndeshje të tjera. Kampioni i Kosovës luan në udhëtim te Drenica. Skuadër kjo që po tregon një formë të mirë në futbollin elita kosovar. Ballkani do kërkojë pikët e plota, pas humbjes dëshpëruese në garat evropiane, ndaj Sivasspor. Malisheva pret në shtëpi sot Gjilanin. Skuadra e Gjilanit…

Sport

16/10/2022 08:35

Superliga e futbollit vazhdon edhe sot me tri ndeshje të tjera.

Kampioni i Kosovës luan në udhëtim te Drenica.

Skuadër kjo që po tregon një formë të mirë në futbollin elita kosovar.

Ballkani do kërkojë pikët e plota, pas humbjes dëshpëruese në garat evropiane, ndaj Sivasspor.

Malisheva pret në shtëpi sot Gjilanin.

Skuadra e Gjilanit nuk pritet të has në vështirësi, pasi Malisheva nuk po tregon lojë të mirë këtë edicion.

Llapi udhëton drejt Mitrovicës, për t`u përballur me Trepça 89` këtë xhiro.

Kjo pritet të jetë një ndeshje e baraspeshuar, pasi ekipet kanë bilance pothuajse të njëjta me njëra-tjetrën.

Të gjitha këto tri takime zhvillohen me fillim nga ora 13:00./Lajmi.net/