Përfundojnë ndeshjet e Superligës: Drita fiton ndaj Dukagjinit me një lojtar më pak, Prishtina mposht 2-1 Ferizajn

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka fituar ndaj Dukagjinit me rezultat minimal, 0-1. Gjilanasit shënuan në minutën e 6’ me anë të Limanit. Gjithsesi, kjo ndeshje nuk përfundoi shumë mirë për ish-kampionët e Kosovës, pasi në minutën e 87’ mbetën me një lojtar më pak, pas…

Sport

15/10/2022 15:06

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka fituar ndaj Dukagjinit me rezultat minimal, 0-1.

Gjilanasit shënuan në minutën e 6’ me anë të Limanit. Gjithsesi, kjo ndeshje nuk përfundoi shumë mirë për ish-kampionët e Kosovës, pasi në minutën e 87’ mbetën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Limanit.

Si përfundim, rezultati nuk ndryshoi me Dritën që merr fitoren e radhës, duke e hedhur një hap të rëndësishëm rreth kandidaturës për titull.

Ndeshja tjetër në mes të Prishtinës dhe Ferizajt përfundoi me rezultat 2-1.

Ishte Kryeziu që shënoi dy herë (6’ dhe 56’) për ta zhvleftësuar golin e Hasanajt që erdhi në fund të  sfidës.

Më poshtë gjeni renditjen e përgjithshme pas këtyre dy ndeshjeve. /Lajmi.net/