Presidentja Osmani pret në takim ekipin e Ballkanit

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim skuadrën Ballkanit, në prag të ndeshjes që këta të fundit do ta luajnë ndaj Sivassporit në Conference League. Ndër të tjera, e para e shtetit e përgëzoi skuadrën suharekase për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare, duke i uruar fat për ndeshjen që luhet nesër në “Fadil…

Sport

12/10/2022 14:16

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim skuadrën Ballkanit, në prag të ndeshjes që këta të fundit do ta luajnë ndaj Sivassporit në Conference League.

Ndër të tjera, e para e shtetit e përgëzoi skuadrën suharekase për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare, duke i uruar fat për ndeshjen që luhet nesër në “Fadil Vokrri”.

Në shenjë mirënjohjeje, klubi i Ballkanit ia dha një fanellë me numrin 1 presidentes.

Ndeshja Ballkani – Sivasspor luhet nesër dhe në rast fitoreje, kampionët e Kosovës rrisin gjasat për ta kaluar grupin. /Lajmi.net/