Reali i rikthehet fitores, triumfon minimalisht ndaj Getafes

Real Madridi ka fituar ndeshjen ndaj Getafes. ‘Mbretërit’ triumfuan minimalisht 1:0 në udhëtim te Getafe. Reali e nisën mirë takimin, pasi shënuan që në minutën e 3`. Pas një goditje nga këndi me kokë realizoi Eder Militao. Pjesa e parë u konkretizua me raste të shumta nga ‘Los Blancos’, por nuk u konkretizuan. Edhe në…

Sport

08/10/2022 22:54

Real Madridi ka fituar ndeshjen ndaj Getafes.

‘Mbretërit’ triumfuan minimalisht 1:0 në udhëtim te Getafe.

Reali e nisën mirë takimin, pasi shënuan që në minutën e 3`.

Pas një goditje nga këndi me kokë realizoi Eder Militao.

Pjesa e parë u konkretizua me raste të shumta nga ‘Los Blancos’, por nuk u konkretizuan.

Edhe në 45 minutat e dytë ishin Reali që po kërkonin të dyfishonin epërsinë.

Atë e arritën në minutën e 53` me anë të Rodrygos, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Skuadra e Ancelottit deri në fund të takimit sulmuan, por gola më nuk u realizuan.

Me këtë fitore Reali ka 22 pikë dhe ngjitet përkohësisht në vendin e parë, kurse Getafe ka shtatë në vendin e 16./Lajmi.net/