Dzeko heroi i Interit, i dhuron pikët e plota në takim ndaj Sassuolos
Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Sassuolo. ‘Nerazzurrët’ triumfuan me rezultat minimal 2:1, falë dy golave të Edin Dzekos. Ndeshja në mes dy skuadrave ishte e balancuar, me Interin që kërkonin më shumë fitoren. Të parët në avantazh kaluan mysafirët, duke shënuar në minutën e 44` me Dzekon. Pjesa e parë…
Sport
Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Sassuolo.
‘Nerazzurrët’ triumfuan me rezultat minimal 2:1, falë dy golave të Edin Dzekos.
Ndeshja në mes dy skuadrave ishte e balancuar, me Interin që kërkonin më shumë fitoren.
Të parët në avantazh kaluan mysafirët, duke shënuar në minutën e 44` me Dzekon.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Interit.
Në 45 minutat e tjerë, vendasit po kërkonin golin e barazimit.
Po rridhte minuta e 60` kur Davide Frattesi shënoi, për rezultatin 1:1.
Por, Interi nuk u dorëzuan dhe dëshironin sërish epërsinë.
E, atë e arritën falë boshnjakut, Dzeko i cili shënoi golin e dytë të takimit dhe atë personal.
Për 15 minutat e fundit të mbetur Interi arriti të mbajë rezultatin 2:1.
Më këtë fitore skuadra e Simone Inzaghit kanë 15 pikë në vendin e shtatë, kurse Sassuolo ka 12 në të nëntin./Lajmi.net/