Leao: James është lojtari më i vështirë me të cilin jam përballur
Rafael Leao ka folur në lidhje me lojtarin më të vështirë me të cilin është përballur. Milani kanë qenë mysafirë të Chelsea, në kuadër të ndeshjes së grupeve në Ligën e Kampionëve. Në atë takim janë vënë re duelet në mes Leaos dhe Reece James. E, lidhur me këtë ka komentuar edhe vetë ylli i…

Sport
Rafael Leao ka folur në lidhje me lojtarin më të vështirë me të cilin është përballur.
Milani kanë qenë mysafirë të Chelsea, në kuadër të ndeshjes së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në atë takim janë vënë re duelet në mes Leaos dhe Reece James.
E, lidhur me këtë ka komentuar edhe vetë ylli i ‘Rossonerëve’ duke thënë se anglezi është lojtari më i vështirë ndaj të cilit është përballur.
“Ai djalosh (Reece James) me të vërtet është lojtari më i vështirë ndaj të cilit jam përballur”, tha Leao për ‘Somtosport’, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë se ndeshja Chelsea – Milan përfundoi 3:0 në favor të anglezëve./Lajmi.net/