Bennacer i zhgënjyer me disfatën ndaj Chelsea: E ulëm kokën pasi pësuam golin
Ismaël Bennacer ka dhënë komentet e tij pas humbjes ndaj Chelsea. Chelsea i ka dhënë leksione mbrëmë skuadrës së Milan, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Mesfushori i Milan, Bennacer është i zhgënjyer me paraqitjen dhe i vije keq që skuadra uli kokën pas pësimit të golit. “Vërtet dhemb të…
Sport
Ismaël Bennacer ka dhënë komentet e tij pas humbjes ndaj Chelsea.
Chelsea i ka dhënë leksione mbrëmë skuadrës së Milan, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.
Mesfushori i Milan, Bennacer është i zhgënjyer me paraqitjen dhe i vije keq që skuadra uli kokën pas pësimit të golit.
“Vërtet dhemb të humbësh kështu, pasi ne nuk patëm shpirtin dhe urinë e duhur”, ka thënë Bennacer pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.
“Ne e dimë se Champions League është tjetër nivel dhe ne duhet të japim më shumë. Ne duhet të mësojmë nga kjo, të punojmë në atë që s’bëmë mirë dhe të mbajmë kokën lart”, shtoi mesfushori.
“Ne gjithmonë provojmë të japim gjithçka, ndeshje si këto janë të përcaktuara nga detajet. Pasi pësuam golin e dytë, ishte e vështirë dhe ne ulëm kokën”, ishin fjalët e mesfushorit të Bennacer.
Ismaël Bennacer ishte startues në ndeshjen ndaj Chelsea. Ai me shokët e tij do të synojnë revanshin në ‘San Siro’. /Lajmi.net/