Optimizëm i madh te Barcelona – rikthimi i Messi tejet i mundshëm, struktura e pagave e lejon
Rikthimi i Lionel Messi te Barcelona tashmë s’është vetëm një spekulim i pamundur. Leo Messi vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona, vetëm dy sezone pasi u largua nga ‘Camp Nou’, largim ky që erdhi si pasojë e një krize ekonomike te katalanët. Raportime të Fabrizio Romano tashmë bëjnë të ditur se…
Sport
Rikthimi i Lionel Messi te Barcelona tashmë s’është vetëm një spekulim i pamundur.
Leo Messi vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona, vetëm dy sezone pasi u largua nga ‘Camp Nou’, largim ky që erdhi si pasojë e një krize ekonomike te katalanët.
Raportime të Fabrizio Romano tashmë bëjnë të ditur se te Barca ka një optimizëm të madh për rikthimin e lojtarit më të mirë në botë, Messi.
Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta sheh të gjitha mundësitë e hapura për një lëvizje të tillë. Ai mbështet një rikthim të Leos, përcjell lajmi.net.
Bordi është i bindur se ata mund të përballojnë pagën e Messi. Vendimi final do t’i takojë lojtarit, sipas Fabrizio Romano.
Te klubi ka optimizëm për një rikthim të shtatë herë fituesit të Topit të Artë. /Lajmi.net/