Përfundojnë ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet
Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës. Drita ka arritur fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-1. Të parët në avantazh kaluan vendasit me golin e Blendi Baftiut në minutën e 4’të. Drenica barazoi me Koxyn në fund të pjesës së parë [42′]. Në pjesën e dytë Drita realizoi me anë të Ardit Tahirit…

Sport
Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Drita ka arritur fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-1.
Të parët në avantazh kaluan vendasit me golin e Blendi Baftiut në minutën e 4’të. Drenica barazoi me Koxyn në fund të pjesës së parë [42′].
Në pjesën e dytë Drita realizoi me anë të Ardit Tahirit për të siguruar 3 pikët.
Dukagjini ka shënuar fitore bindëse si vendas ndaj Ferizajt me rezultat 4-1.
Golat për vendasit u shënuan nga [Mërlaku, Zabërgja, Morina dhe Otto John], kurse golin e nderit e shënoi Sefa.
Ndërkohë Llapi u ndal me barazim ndaj Malishevës.
Emini i dha epërsinë skuadrës së Batatinës, por në minutën e 46’të Hajdari barazoi shifrat. /Lajmi.net/