Real Madridi impresionohet akoma nga Haaland – mund ta tentojë nënshkrimin me të

Real Madridi është ende në ndjekje të Erling Haaland. Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, nëse për lojtarin aktiviziohet një klauzolë lirimi prej 180 milionë eurosh, “Los Blancos” do të tentojnë të nënshkruajnë me norvegjezin. Sulmuesi është duke shkëlqyer me Manchester Cityn, skuadër me të cilën janë konkurrentë për të gjithë titujt e…

Sport

30/09/2022 15:00

Real Madridi është ende në ndjekje të Erling Haaland.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, nëse për lojtarin aktiviziohet një klauzolë lirimi prej 180 milionë eurosh, “Los Blancos” do të tentojnë të nënshkruajnë me norvegjezin.

Sulmuesi është duke shkëlqyer me Manchester Cityn, skuadër me të cilën janë konkurrentë për të gjithë titujt e mundshëm.

Mbetet të shihet nëse Haaland do të tundohet për të nënshkruar me madrilienët. /Lajmi.net/