Munishi pas ndeshjes: Ishte si një lojë shahu, Drita është skuadër e fortë
Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij, Prishtina, e luajti ndaj Dritës, në kuadër të Superligës së Kosovës. “Djali i Prishtinës”, siç po preferon ta quajë veten së fundi, u nda i kënaqur me performancën ekipore, anipse dha fjalë të mëdha para takimit. “Ka një atmosferë të mirë brenda klubit. Ishte si…

Sport
Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij, Prishtina, e luajti ndaj Dritës, në kuadër të Superligës së Kosovës.
“Djali i Prishtinës”, siç po preferon ta quajë veten së fundi, u nda i kënaqur me performancën ekipore, anipse dha fjalë të mëdha para takimit.
“Ka një atmosferë të mirë brenda klubit. Ishte si një lojë shahu Drita është një skuadër e fortë, duhet ta kemi të qartë. Ne e kemi ditur kë do ta kemi përballë”, tha fillimisht ai.
“I përgëzoj djemtë për angazhimin. Është duke na munguar pasimi i fundit, mirëpo jemi duke punuar”, tha ndër të tjera Munishi. /Lajmi.net/