Galatasaray do të kthehet përsëri në garë për Ballo-Toure

Fode Ballo-Toure është dëshira kryesore e Galatasaray. Skuadra e Galatasaray ka bërë disa përforcime në merkaton e verës, por nuk arritën të finalizonin edhe transferimin e mbrojtësit të Milan, Ballo-Toure. Turqit bënë një ofertë për mbrojtësin, por ‘Rossoneri’ refuzuan ofertën e tyre, përcjell lajmi.net. 25-vjeçari senegalez nuk ka arritur të bëjë progresin e pritur te…

Sport

28/09/2022 12:42

Fode Ballo-Toure është dëshira kryesore e Galatasaray.

Skuadra e Galatasaray ka bërë disa përforcime në merkaton e verës, por nuk arritën të finalizonin edhe transferimin e mbrojtësit të Milan, Ballo-Toure.

Turqit bënë një ofertë për mbrojtësin, por ‘Rossoneri’ refuzuan ofertën e tyre, përcjell lajmi.net.

25-vjeçari senegalez nuk ka arritur të bëjë progresin e pritur te Milan, duke mbetur nën hijen e Theo Hernandez.

Lojtari ka luajtur vetëm 15 minuta këtë sezon me Milan dhe gjatë janarit mund të kërkojë largimin.

Mbetet të shihet nëse Galata do të ketë një ofertë bindëse për Milanin. /Lajmi.net/