Superliga rikthehet me dy ndeshje– vëmendja te derbi Prishtina – Drita

Pas pauzës së kombëtareve, Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e radhës. Superliga e Kosovës në futboll do të rifillojë sot, pas një pauze të shkurtër për ndeshjet e kombëtares, shkruan lajmi.net. Xhiroja e nëntë e Superligës luhet sot, me dy ndeshje që janë në orar. Vëmendja shkon në ‘Fadil Vokrri’. Prishtina dhe Drita takohen…

Sport

28/09/2022 08:05

Pas pauzës së kombëtareve, Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e radhës.

Superliga e Kosovës në futboll do të rifillojë sot, pas një pauze të shkurtër për ndeshjet e kombëtares, shkruan lajmi.net.

Xhiroja e nëntë e Superligës luhet sot, me dy ndeshje që janë në orar. Vëmendja shkon në ‘Fadil Vokrri’.

Prishtina dhe Drita takohen me njëra-tjetrën për të kontestuar tri pikët e xhiros së nëntë. Ndeshja luhet në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Ndërkohë, në ora 13:00, xhiron e nëntë e hap ndeshja mes Malishevës dhe Ballkanit. Kjo ndeshje zhvillohet në Malishevë.

Të dyja ndeshjet do të transmetohen në platformën ‘Art Motion’. /Lajmi.net/