Pavard flet për depresionin e tij: Nuk kisha as apetit, gjithçka ndodhi në mbylljen e COVID-19

Ylli i Bayern Munich, Benjamin Pavard ka dhënë disa komente lidhur me disa probleme personale që i ka kaluar së fundmi. Mbrojtësi i Bayern ka zbuluar së fundmi se për një kohë të caktuar vuajti nga depresioni. Mbyllja gjatë pandemisë COVID-19 bëri që lojtari të ishte në krizë dhe vuante edhe nga mungesa e apetitit.…

Sport

25/09/2022 17:46

Ylli i Bayern Munich, Benjamin Pavard ka dhënë disa komente lidhur me disa probleme personale që i ka kaluar së fundmi.

Mbrojtësi i Bayern ka zbuluar së fundmi se për një kohë të caktuar vuajti nga depresioni.

Mbyllja gjatë pandemisë COVID-19 bëri që lojtari të ishte në krizë dhe vuante edhe nga mungesa e apetitit.

“Në kokën time, gjërat nuk ishin siç duhej. Në fillim, thua se s’është asgjë, do të kalojë, por kur sheh se vazhdon dhe ti shkon në stërvitje dhe s’buzëqesh asnjëherë, duhet të reagosh”, ka thënë lojtari për ‘Le Parisien’, transmeton lajmi.net.

“Sikur të gjithë të tjerët, unë jam njeri, dhe edhe nëse kam shtëpi të bukur me palestër, më duhet kontakt me njerëz. Zgjohem në mëngjes, nuk kam apetit. Provoja të kujdessha për veten, të gatuaja, të shihja seriale televizive. Nuk më pëlqen fjala depresion, por ishte ashtu. E fsheha nga të gjithë, por sot ndihem më mirë. Dola nga kjo si një njeri më i mirë. Më ndryshoi”, shtoi Pavard.

Pavard po përgatitet për Kupën e Botës 2022, ku pritet të jetë pjesë e kombëtares së Francës. /Lajmi.net/