Mbyllet pjesa e parë: Kosova dominon, por nuk shënon ndaj Irlandës – 0:0 rezultati në Belfast

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Irlanda e Veriut – Kosova. 0:0 është rezultati i pjesës së parë, në ndeshjen Irlanda e Veriut – Kosova. Gjatë gjithë 45 minutave të parë ndeshje më të mirë zhvilluan ekipi kosovarë, por nuk konkretizuan mundësit. Ishte Milot Rashica që kishte dy raste të mira shënimi, pas tij…

Sport

24/09/2022 18:48

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Irlanda e Veriut – Kosova.

0:0 është rezultati i pjesës së parë, në ndeshjen Irlanda e Veriut – Kosova.

Gjatë gjithë 45 minutave të parë ndeshje më të mirë zhvilluan ekipi kosovarë, por nuk konkretizuan mundësit.

Ishte Milot Rashica që kishte dy raste të mira shënimi, pas tij ishte edhe Florent Muslija që tentoi, por as ai nuk u tregua i saktë.

Raste u krijuan edhe për kapitenin, Vedat Muriqi, por rrjeta e irlandezëve nuk u tund.

Në anën tjetër vendasit kishin edhe dy mundësi pak minuta pa përfunduar ndeshja, por në vend ishte Arjanet Muric.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë, nëse Kosova do arrijë të zhbllokojë takimin./Lajmi.net/