Deulofeo: Nëse më vjen një ofertë nga Reali nuk mund t’i them jo

Gerrard Deulofeo nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit te Real Madridit, nëse një ofertë vjen në drejtim të tij. “Los Blancos” nuk kanë nisur ndonjë ofertë për lojtarin, mirëpo mesfushori u vendos përballë një situate hipotetike. “Nëse një ofertë nga ta më vjen, kush mund t’i thotë “jo””, tha ai për MARCA. Lojtari në…

Sport

20/09/2022 16:14

Gerrard Deulofeo nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit te Real Madridit, nëse një ofertë vjen në drejtim të tij.

“Los Blancos” nuk kanë nisur ndonjë ofertë për lojtarin, mirëpo mesfushori u vendos përballë një situate hipotetike.

“Nëse një ofertë nga ta më vjen, kush mund t’i thotë “jo””, tha ai për MARCA.

Lojtari në një kohë luajti për Barcelonën, mirëpo kjo duket se nuk po i pengon atij të kalojë te rivalët e përbetuar te katalunasve.

Mbetet të shihet se a do të tentojnë madrilienët që t’i sigurojnë shërbimet e tij. /Lajmi.net/